Trajkoviq për serbët e Kosovës që shkojnë në mitingun e Vuçiqit në këmbë: Shkojnë të stabilizojnë destabilizuesin e tyre

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka kritikuar serbët e Kosovës që u nisën në këmbë për të marrë pjesë në një miting të presidentit serb, derisa për Listën Srpska ka thënë se nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit.

“Në vend që të gjithë të qëndrojnë në komunat veriore dhe të stabilizojnë njerëzit nesër kur kryetarët e rinj të marrin detyrën, ata u nisën për në Beograd për të stabilizuar destabilizuesin e tyre. Lista serbe nuk është gjë tjetër veçse një nga mekanizmat kryesorë të qeverisjes së Vuçiqit”, ka shkruar Trajkoviq për serbët nga Kosova që u nisën në këmbë në mbledhjen e Partisë Progresive Serbe, të planifikuar për 26 maj në Beograd.

Dje serbët nga disa komuna të Kosovës kanë shkuar në këmbë në mbledhjen e Partisë Progresive Serbe të planifikuar për 26 maj në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lista Serbe, si dhe Partia e Serbëve të Kosovës, mbështetën tubimin e SNS-së.