Trajkoviq: Listës Serbe i mungon besueshmëria pasi nënkryetar e ka Millan Radoiçiqin

Presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq vlerësoi se Lista Serbe është në konflikt me ligjin dhe i mungon besueshmëria për sa kohë që nënkryetar i saj është Millan Radoiçiq.

“Lista Serbe nuk ka besueshmëri morale,” i tha Trajkoviq FoNet, duke iu përgjigjur vlerësimit të djeshëm nga Lista Serbe se formimi i një koalicioni të individëve dhe partive në Graçanicë, të udhëhequr nga rada Trajkoviq, ka për qëllim dobësimin e unitetit politik serb në Kosovë dhe prish lidhjet e popullit serb me Beogradin”.

Trajkoviq poashtu ka thënë se nuk dëshiron më të flasë rreth raportimit për formimin e koalicionit, sepse sipas është nisur një fushatë e madhe negative.

Ajo shtoi se publiku do të informohej me kohë rreth kësaj çështjeje.

loading…