Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike u votua javën e kaluar, derisa forma në të cilën Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të përkrahë qytetarët e saj ka ngjallur diskutime të shumta.
Sot kur kanë filluar aplikimet për kontribuesit e Trustit që të tërheqin 10% të kursimeve, një pjese të së cilës paratë do t’i rimbursohen deri në vitin 2023, disa qytetarë kanë treguar një pamje të tmerrshme nga llogaritë e tyre të kursimeve, transmeton Ballkani.info.
Qytetari G.D do të përfitojë nga kjo ndihmesë 22 cent, ngjan si tragje-komedi, por kjo është e vërtëtë, i tilli ka kursyer 2.2 euro gjatë gjithë jetës së tij./Ballkani.info/







