Grupet e shpëtimit në Durrës kanë gjetur 4 trupa të pajetë në banesën e familjes Lala. Moment tragjik, ku mes viktimave janë 3 fëmijë.
Grupet e kërkim-shpëtimit i kanë gjetur 3 fëmijët dhe një grua bashkë, por fatkeqësisht të pajetë nën rrënoja. Të 4 të përqafuar, por që nuk mundën ti mbijetonin shembjes së banesës, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë.
Marjeta Lala dhe djali i saj, Emilio, janë gjetur të pajetë brenda banesës së familjes Lala. Bashkë me ta ishin edhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala, që nuk kanë mundur të mbijetonin.







