Tragjedia në Kavajë| Policia saktëson të dhënat: Babai me dy fëmijët e mitur janë nga Tirana

Një ngjarje tragjike ka tronditur vendin ditën e sotme ku babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë të Kavajës.

Fillimisht policia njoftoi se tre viktimat janë shtetas nga Kosova, por më vonë përditësoi lajmin ku bëri të ditur se tre të mbyturit janë nga Tirana.

Mësohet se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.