LAJMI I FUNDIT

Tragjedi në Prishtinë/ Vdes një vajzë 18-vjeçare pasi bie nga lartësia e një objekti

Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare ka rënë nga lartësia e një objekti rreth ora 20:30 në Prishtinë.

Saktësisht, ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” të kryeqytetit.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Gazeta Express