Tragjike

Tragjedi në futbollin spanjoll, goditet për vdekje ish-futbollisti i La Ligas

Një tragjedi e madhe tronditi Spanjën! Ish-futbollisti Santos Olmo (44), i cili punonte si skaut dhe ndihmës drejtor sportiv i Zaragozës, vdiq pasi u përplas nga një kamion.

Gjatë karrierës së tij, Santi Olmo luajti për Elche, Granada, Cadiz, Hercules… Ai gjithashtu punoi si ndihmës drejtor në Zaragoza, ekipi skautist dhe ishte një nga operativët kryesorë të klubit, transmeton Ballkani.info.

 Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur fillimisht “AS” dhe ka thënë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

“Më dhimbje të madhe njoftojmë për vdekjen e Santos Santi Olmo, një anëtar i ekipit teknik të Real Zaragoza, i cili na la të martën në moshën 44-vjeçare. Santi punoi pa u lodhur duke skautuar lojtarët, veçanërisht duke u fokusuar tek i pari dhe i dyti i Zaragozës. Ne nuk do ta harrojmë kurrë vullnetin, mirësinë dhe buzëqeshjen e tij në këto momente të vështira, duam t’i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes”, ka shkruar klubi spanjoll. /Ballkani.info