Është ndarë nga jeta në moshën 43-vjeçare volejbollistja braziliane dhe fituesja e medaljes së artë nga Pekini, Oliveira Valevska.
Oliveira Valevska vdiq në Sao Paulo, ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet ende.
Ajo fitoi medaljen e artë me Brazilin në Lojërat Olimpike në Pekin në vitin 2008, si dhe mori pjesë në Lojërat Olimpike në Sidnej, kur arriti të fitonte një medalje bronzi, si dhe garoi në Athinë në 2004.
Ajo kishte një karrierë mjaft të pasur pas saj, në Kampionatin Botëror në vitin 2006 fitoi një medalje argjendi.
Ajo u tërhoq nga bota e volejbollit në vitin 2022 me një numër të madh medaljesh.







