Statuja e Zlatan Ibrahimovicit në ish klubin e tij Malmo është djegur pasi sulmuesi suedez njoftoi vendimin e tij për t’u bërë bashkëpronar i rivalëve Hammarby.

Video ishte postuar në rrjetet sociale të një grupi tifozësh që po digjnin skulpturën e 38-vjeçarit jashtë stadiumit të skuadrës së Malmos, ndërsa mediet suedeze raportuan se kishte një mesazh racist të spërkatur afër në tokë.

Reagimi i zemëruar ndodhi menjëherë pasi Ibrahimovic konfirmoi se po investonte në Hammarby, megjithë zhvillimin e karrierës së tij dhe fillimin e tij si lojtar te Malmo.

Sulmuesi shtatëlartë këmbënguli se vendimi nuk kishte asnjë lidhje me ish klubin e tij dhe vlerësoi Hammarby si një klub me shumë potencial.