Trabzonspori i ofron super pagë Sadikut

E ardhmja e Armando Sadikut projektohet në Turqi, në radhët e Trabzonsporit, skuadër që e mbyll kampionatin në vendin e katërt.

Presidenti i klubit me qendër në qytetin e Trabzonit, i vendosur në brigjet e Detit të Zi, Ahmet Agaoglu, ka urdhëruar vartësit e tij të mbledhin informacione të detajuara për sulmuesin shqiptar, që është në pronësi të Levantes (deri në vitin 2020) e që në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll luajti në formë huazimi te Lugano në Zvicër.

Konkluzionet e specialistëve të Trabzonsporit kanë qenë pozitive për sulmuesin shqiptar e tashmë vendimin e fundit për transferimin e tij do ta marrë trajneri Unal Karaman.

Mësohet se Levante e vlerëson sulmuesin shqiptar 750 mijë euro, por drejtuesit e Trabzonsporit shpresojnë që çmimi të ulët në 500 mijë euro. Sa i përket pagës së sulmuesit, mësohet se ai do të përfitojë plot 750 mijë euro në sezon.