Toverlani sot e shpalos listën e “shpresave” të Kosovës, prezanton edhe ndihmësit e tij

Afrim Toverlani u emërua përzgjedhës i Kombëtares U21 të Kosovës më 27 korrik të këtij viti.

Trajneri i mirënjohur kosovar do të grumbullojë së shpejti ekipin e “shpresave” të Kosovës para një kampi që do ta organizojë në Turqi e ku pritet të zhvillojë edhe ndeshjen e parë si përzgjedhës i Kosovës U21, me kundërshtarin që ende nuk është bërë e ditur.

Demokracia.com mëson se Toverlani sot do të shpalos edhe listën e ekipit U21 të Kosovës. Sipas asaj që mëson portali, përveç listës, Toverlani gjatë ditës së sotme do të prezantoj edhe ndihmësit e tij në stolin “dardan”.

Afrim Toverlani e ka zëvendësuar në postin e përzgjedhësit, Michael Nees.

Toverlani është trajneri më i trofeshëm në futbollin e Kosovës. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar skuadra si Prishtina, Feronikeli, Trepça ’89 e Ferizaj.