Nuk ka më dilema, Francesco Totti do të largohet nga Roma.
Një lajm i tillë qarkulloi në formë thashethemesh, ndërsa tani ka marrë trajtë zyrtare.
Zyrtari i Romës nuk do të pranojë propozimin e klubit dhe do të largohet me shumë mundësi nga Roma. Totti do të dalë me një konferencë për shtyp ditën e hënë ku pritet të zyrtarizojë largimin.
Roma duket se do të mbetet pa lider, pas largimit të Daniele De Rossit do të largohet dhe Francesco Totti.







