U largua mes lotësh e afro tri dekadash shërbimi për ngjyrat “verdhë e kuqe” nga qyteti i përjetshëm.
Francesco Totti mund të rikthehet në Romë në pozitat e larta drejtuese.
Të paktën kështu konfirmojnë mediat italiane, që e lidhin largimin e drejtorit Pallota me mundësinë e rikthimit të fituesit të Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006.
43 vjeçari u largua pas problemeve me drejtuesit romakë, teksa tani, pas gati katër vitesh, ka pranuar se do ta vlerësonte një rikthim eventual.
Për “Il Messaggero” Totti deklaroi se po ta pranonte një telefonatë, do ta analizonte.
“Kurrë mos thuaj kurrë. Po të arrinte një telefonatë e tillë padyshim se do ta vlerësoja maksimalisht. Nuk do ta refuzoja një klub që është gjithçka për mua”, tha ndër të tjera ish-kapiteni legjendar.







