Trajneri argjentinas

Tottenhami nuk lejon pyetje që e lidhin Pochettinon me Manchester Unitedin

Tottenhami në konferencën e sotme për shtyp, refuzoi të lejojë pyetje që e lidhin të ardhmen e Mauricio Pochettinos me Manchester Unitedin.

Pochettino ka kryesuar listën e mundshme për të qenë trajner te “Djajtë e Kuq”, teksa përkohësisht në stolin e Unitedit është ulur ish lojtari, Ole Gunnar Solskjaer.

Trjaneri argjentinas gjatë të martës, ditën kur edhe u shkarkua Jose Mourinho, pati deklaruar se fokusi i tij mbetet te Tottenhami, kurse sot klubi londinez nuk lejoi që të përsëriten pyetjet e njëjta në prag të ndeshjes me Evertonin.

“Ne kemi folur për Manchester Unitedin më herët. Para 48 orëve kemi thënë gjitçhka çfarë është nevojitur rreth kësaj çështjeje. Nuk jam i përgatitur për një tjetër konferencë për shtyp që është e dominuar nga kjo gjë. Kërkoj të vazhdojmë tutje”, iu përgjigj kreu i komunikimit te Tottenhami, Simon Felstain një gazetari të Sky Sports.

Vet Pochettino ishte në disponim nga kjo replikë, teksa i tha me humor Felstainit se do të ishte ai ylli i kësaj konferencë për shtyp.

Mauricio Pochettino ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2023.