Tottenhami mund të jetë në ‘grupin e vdekjes’, short aspak i lehtë pritet të jetë edhe për Chelsean, Cityn e Liverpoolin

Tottenham Hotspur mund të bije në ‘grupin e vdekjes’ në Ligën e Kampionëve, por short aspak i lehtë mund të jetë edhe për Chelsean, Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

Shorti në garën më të madhe për klube në Evropë do të hidhet të enjten e javës së ardhshme në Monaco, dhe katër skuadrat nga Anglia do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre.

Liga Premier do t’i ketë tri skuadra në krye të grupeve, Liverpool (Fitues i Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar), Chelsea (Fitues i Ligës së Evropës) dhe Manchester City (Kampion në Ligën Premier), e që gjenden në vazon e parë.

Në vazon e parë janë edhe skuadrat si, Barcelona, Juventus, Paris Saint-Germian, Bayern Munich dhe Zenit Saint Petersburg.

Spurs gjenden në vazon e dytë, pasi në sezonin e kaluar përfunduan në vendin e katërt në Ligën Premier, e që po ashtu ishin finalist të Ligës së Kampionëve.

Ata mund të përballen me ndonjë skuadër nga Vazo 1, përveç rivalëve të tyre anglezë, dhe gjithashtu Interin nga Vazo 3 dhe RB Leipzig nga Vazo 4.

Barcelona mund të jetë kundërshtari më i vështirë i tyre, por do të mund të luanin edhe ndaj skuadrave si, Bayern, Juventus dhe PSG.

Skenari më i mirë për Spurs do të ishte Zeniti, Club Brugge nga Vazo 3 dhe Genk nga Vazo 4.

Chelsea, Manchester City dhe Liverpool , duke qenë vetë në Vazo 1, shmangin automatikisht Tottenhamin.

Sidoqoftë, ato mund të përballen me skuadra si, Real Madridi, Atletico Madridi ose Borussia Dortmund, të gjithë këta janë në Vazo 2.

loading…