Tottenhami mposht me përmbysje Brightonin (Video)

Tottenhami është rikthyer te fitorja pas zhgënjimit në fundjavë kur u mposht në shtëpi 0-2 nga rivali i qytetit, Chelsea.

Pikërisht në “Tottenham Hotspur Stadium” skuadra e Jose Mourinhos triumfoi 2-1 ndaj Brightonit, duke e përmbysur disavantazhin e pjesës së parë, shkruan Ballkani.info.

Webster në minutën e 37-të i dha epësinë Brightonit, teksa me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Në 45 minutat e dyta “Gjelat e Londrës” reaguan menjëherë duke barazuar rezultatin me golin e shënuar nga kapiteni Harry Kane.

Goli i tre pikëve për Tottenhamin erdhi 18 minuta para fundit të ballafaqimit kur në skenë doli mesfushori anglez, Dele Alli.

Me këtë fitore Tottenhami ngjitet në pozitën e pestë me 29 pikë të tubuara, 3 më pak se Chelsea që sot takohet me Southamptonin në “Stamford Bridge”.
Në anën tjetër, Brightoni mban vendin e 13-të me 20 pikë.