Tottenhami mposhtet edhe nga Brightoni, Pochettino rrezikon shkarkimin

Tottenham e ka pësuar humbjen e tretë në Premierligë për sezonin 2019/20.

Skuadra e Mauricio Pochetinos u mposht 3-0 në udhëtim te Brighton & Hove Albion.

Neal Maupay 3’, Aaron Connolly 32’ dhe 65’, shënuan për vendasit për t’ia thelluar krizën Tottenhamit që pranoi 10 gola brenda dy ndeshjeve – pas humbjes turpëruese të mërkurën kundër Bayern Munich (7-2).

https://www.youtube.com/watch?v=-5RtPmWMLyM

Përveç humbjes, lajmi tjetër shokues për mysafirët është lëndimi i Hugo Lloris. Portieri ka thyer krahun dhe pritet të mungojë gjatë.

loading…