Tottenhami kërkon Asension për të liruar Eriksenin

Tottenham është i gatshëm të lejojë Christian Eriksen të bashkohet me Real Madridin, vetëm nëse “Los Blancos” do të ofrojnë Marco Asensio si pjesë të marrëveshjes.

Kështu shkruajnë mediat angleze, sipas të cilave “Spursat” nuk do të heqin dorë lehtë nga mesfushori danez, i cili deklaroi pak ditë më parë se dëshiron të ndërrojë ambient.

Spanjollët për momentin duken favoritë për shërbimet e tij, por kërkesat e anglezeve janë të qarta.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Realit nuk kërkojnë të heqin dorë nga talenti 22-vjeçar, Marco Asensio dhe si pjesë të marrëveshjes për kalimin e Eriksen në Spanjë mendojnë që të fusin Dani Ceballos, me shpresën se anglezët do ta miratojnë diçka të tillë.