Tottenhami ka triumfuar me lehtësi të madhe ndaj Manchester United në ndeshjen mes tyre të zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së katërt të Premier Ligës angleze.
Tottenhami e mposhti Unitedin në “Old Trafford” 6-1.
Ndeshja tregoi që në minutat e para se do të prodhojë shumë gola dhe pas vetëm shtatë minutave u realizuan tre gola.
Bruno Fernandez kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi pas vetëm dy minutave nga pika e bardhë, por mysafirët u kundërpërgjigjën shpejtë me dy golat e realizuar nga dyshja Tanguy Ndombele dhe Son.
Në minutën e 28’ Martial u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo ia mundësoi Tottenhami që të realizojë edhe dy gola në pjesën e parë derisa realizues ishin Kane dhe Son.
Në pjesën e dytë skuadra e Jose Mourinhos realizoi edhe dy gola të tjerë përmes Aurier dhe Kane duke e betonuar rezultatin final 1-6.
United ka vetëm tre pikë pas katër ndeshjeve, kurse Tottenhami ka mbledhur gjithsejtë shtatë pikë.







