Tottenhami i pandalshëm

Tottenhami ka shënuar fitore në udhëtim te Wolvesi.

2 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit, me vendasit që e nisën shumë më mirë takimin.

Tottenhami arriti të krijonte epërsi prej 0-3 deri në minutën e 61, me golat e shënuara nga Lamela, Lucas, e Kane.

E vendasit provuan të marrin së paku një pikë nga ky takim por pa sukses, pasi shënuan vetëm dy herë. Neves e Jimenez shënuan për vendasit për rezultatin përfundimtar 2-3.

Në vendin e katërt Tottenhami ka 24 pikë. E Wolvesi në vendin e 11 ka 15 pikë.