5-0

Tottenhami i pandalshëm, “shkel” Bournemouthin për ta rrëmbyer pozitën e dytë

Tottenhami ka bërë një ndeshje spektakolare në shtëpi ndaj Bournemouthit që e vendos në pozitën e dytë në Premier Ligë, me gjashtë pikë prapa liderit Liverpoolit.

Vendasit shënuan fitore prej 5 me 0, me Son Heung-Min që shkëlqeu sërish duke shënuar dy gola.

E nga një gol shënuan Eriksen, Lucas, e Kane.

Në vendin e dytë Tottenhami tani ka 45 pikë, një më shumë se City në vendin e tretë. Kurse Bournemouthi në vendin e 11 ka 26 pikë.