Tottenhami e zyrtarizon trajnerin Conte

Tottenhami është bërë me trajner të ri.

Klubi anglez e ka zyrtarizuar pak minuta më parë trajnerin Antonio Conte, i cili do t’i prijë tash e tutje ekipit të Premierligës.

Ish-trajneri i Juventusit, Chelseat e Interit do ta pasojë të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.

Trajneri i trofeshëm ka nënshkruar kontratë për 18 muaj dhe do të jetë në krye të Spurs deri në verën e vitit 2023.

Gjithashtu, në opsion është edhe vazhdimi i kontratës.

Me Conten, Tottenhami e synon këndelljen pasi e nisi dobët sezonin aktual.

Trajneri italian do t’i ketë në dispozicion afro 180 milionë euro për përforcime.