Tottenhami bën gati ofertën zyrtare për Muriqin

Tottenhami i Jose Mourinho është duke u përgatitur për t’ia bërë një ofertë zyrtare sulmuesit kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqi, sipas mediave turke.

Vedat Muriqi, i cili është përfolur për një transferim te Tottenhami gjatë këtij sezoni, i ka shënuar dhjetë gola në 15 paraqitjet e tij në të gjitha garat për Fenerbahcen. Ai shënoi edhe në ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë, në kualifikimet për EURO 2020.

Javën e kaluar, mediat britanike raportuan se trajneri i ri Jose Mourinho është në kërkim të një opsioni të dytë për pozitën e qendërsulmuesit, ku luan Harry Kane. Skuadra e Tottenhamit e ka pasur këtë mungesë që kur Fernando Llorente u transferua në Napoli gjatë verës.

Mourinho thuhet se është tifoz i adoleshentit Troy Parrott, mirëpo duket se drejtuesit e Tottenahmit preferojnë ta transferojnë dikë me më shumë përvojë. Dhe mediumi turk Milliyet pretendon se londinezët e kanë identifikuar Muriqin si opsionin e përsosur.

I njëjti medium turk raporton se Tottenhami është tanimë duke e përgatitur një ofertë zyrtare për 25-vjeçarin, që pritej ta bëjë gjatë ditëve të ardhshme.

Shqetësimi kryesor është se sulmuesi kosovar mund të mos jetë i gatshëm të jetë vetëm si opsion i dytë pas Kane, pasi që ai thuhet se dëshiron të ketë më shumë minuta lojë kudo që shkon