Skuadra e Tottenham Hotspurit është befasuar të shtunën pasdite. Tottenhami u mposht në shtëpi nga Bournemouthi me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të elitës së futbollit anglez. Golin e fitores për mysafirët e realizoi Evanilson në minutën e pestë.

Për Tottenhamin ishte disfata e parë pas dy fitoreve radhazi. Në dy ndeshjet e kaluara fitoi ndaj Burnleyt dhe ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë për Bournemouthin ishte fitorja e dytë radhazi. Xhiron e kaluar fitoi ndaj Wolverhamptonit.

Ndërsa në ndeshjen hapëse të sezonit të ri u mposht nga Liverpooli.