Tottenham rrezikon Evropën, humbet nga Aston Villa

Aston Villa ia ka komplikuar teje mase Tottenhamit kualifikimin në ligat europiane pasi që e ka mundur në Londër me rezultat 1-2. Bergwijn shënoi golin e parë por Aston Villa barazoi me një autogol të Reguillon dhe kaluan në epërsi me Watkins. Të tria golat u shënuan në pjesën e parë

Tottenhami ka bërë një hap fallcë duke lënë kualifikimin në Europë për në ndeshjen e fundit të Premier Ligës që e luan kundër Leicesterit që po ashtu po lufton për vendin e katër në Premier Ligë.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Tottenhamit. Ata sulmuan më shumë dhe arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 9-të të ndeshjes. Bergwijn e shfrytëzoi shumë mirë një gabim të mbrojtjes së Aston Villës për të shënuar një gol të bukur për epërsinë e vendasve.

Por, pas golit Aston Villa tregoi se nuk do të dorëzohet dhe vazhdimisht sulmonte në drejtim të portës kundërshtare. Goli i barazimit erdhi në minutën e 20 ku Reguilon shënoi një autogol të bukur. Por, me këtë gol nuk u dorëzua Aston Villa.

Ata sulmuan dhe do ta përmbysnin Tottenhamin në minutën e 39-të. Kësaj radhe në zonë u dha një top i mirë për sulmuesin Ollie Watkins e ku ky shënon një gol të bukur për mysafirët i cili doli të jetë i fitores për skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë, Tottenhami ishte më ngulmues por nuk arriti që të krijonte shanse për shënim. Ndeshja pati 6 minuta shtesë e ku Aston Villa goditi njëherë shtyllën.

Me këtë humbje Tottenham rrezikon pjesëmarrjen në Europë pasi që mbetet në kuadër të 59 pikëve e ku Everton e ka barazuar tashmë.

Në anën tjetër Tottenham në javën e fundit do të këtë punë me Leicester e që një humbje dhe një fitore eventuale e Evertonit dhe Arsenalit do ta eliminonte këtë skuadër nga garat europiane. Edhe Leicester ka nevojë për fitore pasi që vetëm kështu mund t’i mbajë shpresat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.