Liga e Kampionëve

Tottenham i mjaftoi barazim në Camp Nou, kualifikohet në 1/8 e finales

Barcelona i ka bërë një nder Interit, pasi që e ka barazuar me 1-1 me Tottenhamin, një gjë që ka bërë, por që këtë barazim nuk e ka shfrytëzuar Interi që ka barazuar sonte në San Siro.

Barcelona ka treguar se është një skuadër e madhe.

Pavarësisht se ata luajtën me ekipin e dytë dhe vetëm në pjesën e dytë e inkuadruan Lionel Messi, ata arritën që të barazojnë me Tottenhamin duke ia dhënë një mundësi Interit për kualifikim.

Pavarësisht se kanë humbur në Camp Nou, Tottenhami është skuadra që do të kalojë në 1/8-en e finalës

Tottenham e nisi më mirë këtë takim madje kishte edhe disa mundësi të mira për shënim, sidomos me Kane dhe Son min.

Por, një super kundërsulm dhe një super Dembele shënon një gol të bukur në minutën e shtatë.

Dembele pasi merr topin në gjysmën e fushës, i kalon dy mbrojtës dhe shënon një gol të bukur për katalunasit.

Ky gol tregon se i riu francez është duke kaluar në një formë super të mirë.

Në pjesën e dytë ishte Tottenham që vazhdonte të sulmonte dhe të kërkonte golin.

Rasti më i mirë ishte për Eriksen në minutën e 70’të te ndeshjes ku ballë për ballë me portierin nuk arriti që të shënoi gol.