Tottenham i bën “dhuratë” Chelsea-t, mbrojtja nderon Liverpool (VIDEO)

Chelsea ka mposhtur Tottenham 2-0 në derbin e Londrës, një rezultat që i jep frymëmarrje Maurizio Sarri-t. Ishin The Blues ata që dominuan ndeshjen për shumicën e kohës ndaj një Tottenham të dobët dhe të lodhur.

Ishte Pedro ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë teksa autogoli i turpshëm i Trippier ka vulosur fitoren për vendasit të Stamford Bridge. Me këtë fitore Chelsea mbetet në vend të gjashtë, por i afrohet Spurs që ndodhen në vend të tretë.

https://streamable.com/n0x4z

Manchester United ka fituar 3-1 ndaj Crystal Palace megjithëse kishte shumë mungesa në formacion. Ishte Lukaku ai që me dopietën e tij ka ndihmuar Djajtë të fitojnë jashtë fushe teksa Young vulosi fitoren në fund të takimit pasi miqtë e kishin rihapur me Ward. United ndodhet në vend të pestë një pikë më pak se Arsenal i vendit të katërt.

https://streamable.com/rvih6

Liverpool ka shpartalluar 5-0 Watford dhe ishin mbrojtësit ata që kanë bërë diferencën. Alexander-Arnold ka regjistruar tre asiste, Robertson dy, ndërsa Van Dijk ka shënuar një dopietë pas dy golave të parë të Sadio Mane. Një fitore e madhe e The Reds, që mbeten në vend të parë.

https://streamable.com/9vosl

Manchester City ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj West Ham. Duhej penalltia e Aguero-s për t’i dhënë tre pikë tepër të rëndësishme vendasve të cilët nuk i shkëputen Liverpool-it.

https://streamable.com/0wf39