Totaj: Vjosa tregoi pafuqinë e saj, kur tha se Mustafa do t’i zgjedh ministrat

Kandidati i PDK-së për deputet, Shaqir Totaj, beson se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Ai tha në emisionin Frontal në T7 se arsyeja e parë është që PDK po transformohet dhe e dyta, ka të bëjë me vlerat e reja që i janë shtuar PDK’së.

Totaj përmendi edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotzimit që sipas tij është pritur mirë nga elektorati.

‘Korrupsioni nuk është problem vetëm i një partie, por fakti që dikush e pranon tregon se do jenë ata të cilët do marrin flamurin për këtë luftë,’ tha ai.

Ndërsa Totaj, foli edhe për kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK’së.

Ai tha se Osmani është e pafuqishme dhe këtë e dëshmoi me një fjali që tha në momentin kur u zgjodh kandidate për kryeministër.

loading…