Tortë me peta të gatshme

Përëbërsit:

1 pako peta të gatshme
500 gr margarinë
250 gr sheqer pluhur
300 gr biskota të bluara
360 gr ajkë të thartë/shtalpë
500 ml pana ëmbëlsirash
200 ml qumësht me çokollatë
2 krem shllag/pana

Përgatitja:

Margarinën e mbajtur në temperaturë ambienti rraheni bashkë me sheqerin pluhur. Shtoni biskotat e bluara dhe shtalpën.Në një enë rraheni veçmas pananë për ëmbëlsira.

Shtrojeni petën e parë në enën përkatëse dhe zbuteni me qumësht me çokollatë. Sipër petës, më pas hidhni 1/3 e kremit me biskota e sipër këtij hidhni edhe 1/3 e panasë së rrahur për ëmbëlsira.

Shtroni petën e dytë, zbuteni me qumësht me çokollatë e sërish hidhjani kremin sipër. Veproni kështu edhe me petën e tretë.Në fund përgatiteni krem-shllagun sipas udhëzimeve në paketim. Lyejeni me të tortën dhe dekorojeni sipas dëshirës.