Tornadot dhe stuhitë e fuqishme godasin SHBA-të, humbin jetën tre persona në Indiana dhe Arkansas

Një “rrjet” i tornadove dhe stuhive goditën jugun dhe perëndimin në SHBA, ku si pasojë humbën jetën të paktën tre persona në Indiana dhe Arkansas dhe shkaktuan dëme të materialeve.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se disa tornado dhe stuhi të fuqishme janë raportuar të kenë goditur disa shtete, kurse fotografitë dhe videot nga terreni tregojnë tmerr, transmeton Telegrafi.

Pemë të shkulura, rrugë të bllokuara e shtëpi të dëmtuara, krejt kjo si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme.

Vendet që më së shumti janë prekur janë Indiana dhe Arkansas, ku zyra e sherifit në qarkun Martin, Indiana, konfirmoi vdekjen e një personi në këtë rajon.

Mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe në ditët në vazhdim në këto vende, kurse autoritetet kanë bërë thirrje që të evitohen daljet, përveç se nëse janë shumë të nevojshme.