Tornado

Tornado në Teksas, të paktën 19 të plagosur

Të paktën 19 persona mbetën të plagosur pasi disa tornado të njëpasnjëshme goditën Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 47 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe një numër i madhe shtëpish e biznesesh janë shkatërruar plotësisht.

Shërbimet meteorologjike bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 10 tornado, ndërsa kanë paralajmëruar se në orët në vijim ato do të zhvendosen drejt Luizianës, Misisipit dhe Alabamës.

Shpejtësia e erës pritet të arrijë 120 km/h teksa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm.