Torino së bashku me Vojvodën futen në karantinë totale

Torino është bllokuar në qendër stërvitore pasi katër rastet pozitive me COVID-19 dhe lojtarët nuk janë në gjendje të largohen nga Filadelfia.

Procedura ishte, sipas Tuttomercatoweb, e shkaktuar nga protokolli dhe për këtë arsye ekipi do të jetë në gjendje të vazhdojë stërvitjen dhe të ndjekë ndeshjet.

Torino konfirmoi katër raste me COVID-19 – dy lojtarë dhe dy anëtarë të stafit – dhe ekipi nuk do të jetë në kontakt me askënd jashtë këtë jave. ‘Bubble’ thuhet se do të zgjasë deri të dielën.

Ekipi do të stërvitet në Filadelfia dhe do të qëndrojë në një hotel, pa qenë në gjendje të kthehet në shtëpi. TMW zbulon se ekipi do t’i nënshtrohet disa testeve përpara ndeshjes kundër Sassuolo të premten.