Torino fiton me vuajtje ndaj Frosinones

Torino fitoi 3-2 ndaj Frosinones me më shumë vuajtje sesa duhej, falë një goli të mrekullueshëm nga Berenguer, pasi humbi avantazhin e dy golave.

Kështu, skuadra e Mazzarrit arrin fitoren e dytë radhazi në Serinë A, falë golave të Rincon, Baselli dhe pikërisht Berenguer.

Për Frosinonen shënuan Goldaniga dhe Ciano.

Me këtë fitore, Torino e sheh veten në vendin e 8 të klasifikimit, me 12 pikë.