Tifozët ultras të klubit të basketbollit Trepça, “Torcida” ia kanë vënë flaken flamurit të Serbisë, gjatë një ndeshjeje të klubit të tyre kundër Prishtinës në Rahovec të mërkurën.

Trepça dhe Prishtina janë duke u ballafaquar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, me tifozët mitrovicas që e kanë ndriçuar palestrën e re në Rahovec – e cila sot për herë të parë është nikoqire e një ndeshjeje – duke ndezur fishekzjarrë dhe duke e kallur flamurin serb.

Po ashtu, ata shihen edhe duke ndezur mjete piroteknike të cilat edhe i kanë hedhur në parket.

Për më shumë shikojeni pamjet mëposhtë.