“Torcida” e ashpër me vendimin e FBK për ndalimin e tifozëve mysafirë: Nuk jemi kriminelë

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23 dhe ky vendim do të vlejë vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj).

Në njoftimin e lëshuar nga FBK, thuhej se Bordi ka qenë i detyruar të marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit dhe për të evituar probleme edhe më të mëdha në të ardhmen.

E lidhur me këtë ka reaguar tifogrupi nga Mitrovica, “Torcidat”.

Ata thanë se ky vendim është skandaloz.

“Skandaloz vendimi i FBK për ndalimin e udhëtimit të tifozëve në palestrat jashtë qytetit të tyre, prezenca e dy tifozerive veç i shërben masovizimit dhe promovimit të basketbollit edhe klubeve tona. Nuk jemi kriminela”, thuhej në njoftimin e tyre. /Demokracia.com