Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka vlerësuar lartë emrimin e ri të presidentit Trump në pozitën e Sekretarit të Shtetit. Bëhet fjala për Marco Rubion.
“Rrallë herë më ka ndodhur të hyjë në një takim me bashkëbisedues ndërkombëtarë, ku pala tjetër të ketë qenë po aq, në mos më i përgatitur për temën dhe akterët e përfshirë, se që kanë qenë takimet me senatorin, tashmë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio”, e përshkruan Rubion ajo.
“Topin e kemi ne”, tha Çitaku duke aluduar që Rubio mund të jetë në anën e Kosovës në dialog.
Postimi i saj:







