Topi i Artë nuk i bën përshtypje Modricit

Mesfushori i Real Madridit dhe kombëtares kroate, Luka Modric konsiderohet favoriti kryesor në garën për Topin e Artë, por 33 vjeçari nuk është i interesuar në atë çmim.

Modric beson se ky ka qenë viti më i mirë për të edhe nëse nuk e fiton Topin e Artë, teksa kjo garë në 10 vitet e fundit është dominuar nga dyshja Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që e kanë fituar nga 5 herë secili, me brazilianin Kaka që ka qenë lojtari i fundit që ka triumfuar para dy super yjeve.

“Le të shohim se çfarë do të ndodh. Jam shumë krenar që jam në garë për këtë çmim dhe nëse e fitoj do të ishte perfekte por edhe në të kundërtën nuk do të ndryshonte shumë. Me apo pa Topin e Artë ky ka qenë viti im më i mirë”, tha Modric.

Luka Modric fitoi Champions Leaguen me Real Madridin sezonin e kaluar, derisa ishte nënkampion i botës me Kroacinë, ndërsa në mesin e futbollistëve që e kanë përkrahur kroatin për ta fituar Topin e Artë ka qenë edhe ylli i Chelseat, Eden Hazard.

Ish lojtari i Tottenhamit kishte lëvdata edhe për trajnerin e ri të “Los Blancos”, Santiago Solari ndërsa theksoi se është përmirësuar ndjeshëm fizikisht.