Trofeu prestigjioz i Topit të Artë është një çështje që krijon që gjithnjë debat.
Çmimi më i rëndësishëm individual ka qënë gjithnjë historik dhe simbolik për të gjithë futbollistët. Por ka dhe nga ata që pëlqejnë të kujtojnë emra të mëdhenj të futbollit nuk janë nderuar me këtë trofe, mjafton të kujtojmë Paolo Maldinin apo Andres Iniestan.
Gjithsesi, gjatë ditëve të fundit polemikat janë shtuar duke qënë se data e evenimentit përkatësisht 3 dhjetor, po afron. Fajin nëse mund ta quajmë kështu për debatin e nxehtë që ka nisur në botën vitrtuale mesa duket e ka një video e përhapur nga France Football dhe L’Equipe që jep indicie se cilët janë lojtarët me më së shumti për t’u ngjtur në pod, me listën që sheh tre kandidatë potencialë Modric, Mbappé dhe Varane.
Pyetja që shtrohet është po Griezmann, po Cristiano Ronaldo? Vlen të kujtojmë një detaj thelbësor, se ky është një trofe që atribuohet sipas vlerësimit të gazëtarëve ndërkombëtarë, më saktë një për çdo shtet me kandidatët e tyre të përzgjedhur që duhet të plotësojnë këto kritere.
Performancën individuale apo kolektive, pra trofetë në palmaresin e lojtarit përgjatë një viti.
Klasin e futbollistit, që duhet të ketë tregur talent dhe fair play në lojë.
Karriera e lojtarit.
Nëse trofeu do t’i atribuohej Modric (fitues i Championsit dhe finalist në Kupën e Botës ) apo Mbappés (kampion bote me Francën me gola dhe asiste në finale), publiku i gjerë do ta kishte shumë të lehtë ta aprovonte fituesin, por polemikat shoqërojnë emrin e Varane, me mbrojtësin e Real Madrid, që sidoqoftë ka fituar si Champions League ashtu edhe Botërorin.
Një fitore e dyfishtë si ajo e Varane brenda një viti është arritur pak herë në histoinë e futbollit, por asnjë prej atyre që e ka arritur këtë statitikë nuk është nderuar me trofeun e Topit të Artë në edicionet përkatëse.
Më pas shtrohet një çështje tjetër, Varane është një mbrojtës. Pozicion ky që rrallëherë është ndëruar me Topin e Artë, më saktësisht vetëm katër gjithsej, me treofeun që ka shkur dy herë për Beckenbauer, një herë për Sammer dhe një herë për Cannavaron.
Varane luajti një Champions League perfekte dhe një Botëror pa të meta, është vetëm 25 vjeçar dhe tashmë mund të hyjë të bëjë pjesë në rrethin e ngushtë elitar të atyre 8 lojtarëve që kanë luajtur dhe kanë fituar Champions, Botërorin dhe Topin e Artë njëkohësisht.
Ndoshta dhe nuk fiton dhe thjesht do të ngjitet në pod por sërish në një farë mënyre duket sikur sposton nga hierarkia Griezmann edhe pse francezi ka fituar Europa League dhe Botërorin si protagonit, njëherazi edhe portugezin Ronaldo autor të një cikloni golash dhe fitues i Champions Leagues. Në të gjitha rastet e sigurtë është se prezenca e tij në litën e lojtarëve më të mirë të botës është e justifikuar.







