Italia

Tonali dhe Zaniolo nën hetim: Largohen nga kombëtarja e Italisë!

Rasti i basteve rrezikon të përhapet seriozisht. Pas lajmit të hetimit për Nicolò Fagioli, i cili përfundoi në sytë e Prokurorisë së Torinos për “bast në platforma të paligjshme”, Nicolò Zaniolo dhe Sandro Tonali përfundojnë në qendër të vëmendjes.

Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme të dy lojtarët, janë larguar nga kombëtarja të grumbulluar në kuadër të ndeshjes kundër Maltës të së shtunës në mbrëmje. Ata u paraqitën në policinë e Torinos: në shoqërimin e tyre ishte kreu i delegacionit Gianluigi  Buffon. Policia ka dhënë një paralajmërim për të dy.

“Federata Italiane njofton se Prokuroria Publike e Torinos, vonë pasdite, njoftoi dokumentet e hetimit për lojtarët Sandro Tonali dhe  Nicolò Zaniolo, aktualisht në stërvitje me kombëtaren në Qendrën Teknike Federale. në Coverciano.

Pavarësisht natyrës së akteve, duke besuar se në këtë situatë dy lojtarët nuk janë në gjendjen e nevojshme për të përballuar angazhimet e planifikuara në ditët në vijim, Federata ka vendosur, t’i mbrojë ata, por edhe të lejojë rikthimin e tyre në klubet përkatës,”- thuhet në njoftimin e bërë nga Federata Italiane e Futbollit për rastin.

Pjesë e hetimit për bastet e paligjshme në të cilat figuron edhe emri i lojtarit të Juventusit, Nicolò Fagioli, i cili më pas u vetë-raportua në FIGC.