FOTO/ Tollovi në qendrën ‘1 Tetori’, interesim i madh i të moshuarve për t’u vaksinuar

Edhe sot po vijon vaksinimi në qendrën “1 Tetori”. Në këtë qendër deri në mesditë u vaksinuan 220 të moshuar. Ndërsa nga procesi i vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar.

Ndërsa tani pasdite fluksi i qytetarëve që kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar është shtuar.

Në disa fotografi që i ka siguruar KosovaPress shihet tollovi, pleq të moshuar që vështirë qëndrojnë në radhë.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar.