Tollovi në pikat kufitare, ardhja masive e mërgimtarëve shkakton pritje e kolona të gjata

Ardhja e mërgimtarëve nga shtetet e Evropës në vendlindje ka shkaktuar kolona në pikat kufitare në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Ashtu siç zakonisht ndodhë, situatë më e komplikuar është në Merdare, ku kolonat arrijnë deri në 150 metra, shkruan lajmi.net.

Kësisoj, pritjet në hyrje shkojnë deri në 2 orë, teksa në dalje deri në 2 orë e 40 minuta.

Dy orë pritje në dalje ka edhe në Muçibabë dhe tek Dheu i Bardhë.

Në Jarinjë ndërkaq kolonat janë deri në 50 minuta.