Tmerruese

Tmerruese: Pamjet kur 60 vjeçari dhunon fqinjen 30 vjeçare në Shqipëri (Video)

Një 60-vjeçar ka dhunuar dy ditë më parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas, fqinjen e tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive banale. Shtetasi F.K ka goditur me sende të forta, shtetasen A.K rreth 30 vjeç duke e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Denoncimi është bërë ditën e djeshme pranë komisariatit të policisë Korçë nga gruaja e dhunuar e cila dorëzoi edhe pamjet e sulmit.

Sikurse shfaqet në pamje 60-vjeçari dhunon gruan me zorrën e ujit që mbante në duar, ndërkohë në video dëgjohet zëri i një personi të tretë që thotë “mos e prek me dorë…”.

Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë, dhe po vijojnë hetimet.