Tmerrohet një person në Drenas, katër hajna i hyrën në vendin e tij të punës dhe vodhën para të gatshme

Policia njofton për një vjedhje që ka ndodhur dje në Drenas.

Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë në punë, katër persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe kanë grabitur para të gatshme.

Më pas të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi policia.