Tjetër tragjedi në Velipojë: Mbytet një 55 vjeçar, në rrezik edhe dy tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Velipojë këtë mesditë.

Pjetër Gjerovija 55 vjeç është mbytur në det në zonën e Vilunit.

Pushimet për 55-vjeçarin nga fshati Stajkë kanë përfunduar në mënyrë tragjike.

Mësohet se si pasojë e detit me shumë dallgë, kanë qenë 3 pushues në rrezik për jetën, por 2 prej tyre janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore, teksa 55-vjeçari nuk ia doli dot.