Tjetër sulm seksual në Kosovë: Arrestohet personi që tentoi të dhunojë të miturën nga Vushtrria

Një e mitur është sulmuar seksualisht mbrëmë në Vushtrri.

Policia përmes raportit 24 orësh, njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Me këtë rast, policia ka arrestuar një person dhe viktima posedon raportin e marrë nga tretmani mjekësor.

Njoftimi  i policisë:

Është arrestuar një i dyshuar mashkull Kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe posedon raport. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.