Një tjetër marrëveshje e suksesshme është finalizuar nga kompania Access Real Estate, duke përmbyllur javën me shitjen e një duplexi ekskluziv në qendër të qytetit.

Blerësi i pronës është Ludo Lee, finalisti i parë i formatit të njohur televiziv Big Brother Kosova VIP, i cili tashmë është bërë pronar i një duplexi prej rreth 320 metra katrorë, të vendosur në një nga zonat më të kërkuara të qytetit.

Nga Access Real Estate u theksua se procesi i shitblerjes është zhvilluar në mënyrë profesionale dhe me bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet palëve gjatë gjithë procedurës.

“E falënderojmë Ludo Lee për besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë procesit të realizimit të marrëveshjes,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Access Real Estate bën të ditur se vazhdon të punojë me përkushtim për realizimin e marrëveshjeve të suksesshme në tregun e patundshmërive, duke ofruar shërbime profesionale për klientët në çdo hap të procesit të shitblerjes. Gjithashtu, klientët asistohen gjatë gjithë procedurës nga stafi profesional dhe avokati i Departamentit Ligjor të Access Law Office.

Në fund, kompania i ka uruar Ludo Lee banim dhe shfrytëzim të mbarë në duplexin e tij të ri.