1-0

Tjetër hap i gabuar i Cityt, mposhtet nga Aston Villa

Manchester City i Pep Guardiolas ka bërë tjetër hap të gabuar.

Të mërkurën mbrëma kampioni anglez pësoi 1:0 nga Aston Villa. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Premier Leagues.

Leon Baileyn shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 74-t. Goditja e tij u devijua dhe përfundoi në portë.

Me fitore, Aston Villa doli në vendin e tretë në kampionatin anglez. I ka 32 pikë, katër më pak se Arsenali që udhëheq në tabelë. Liverpooli është i dyti me 34 pikë.

Ndërkohë Manchester City ka rënë në pozitën e katgërt me 30 pikë.