107:82

Tjetër fitore e Prishtinës në Ligën Ballkanike


Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën Ballkanike.

Të udhëhequrit e Albert Sylejmanit triumfuan sonte ndaj skuadrës malazeze, Plevlja, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “1 Tetori” përfundoi me rezultatin 107:82.

Për kryeqytetasit ishte kjo fitorja e dytë e këtij sezoni në këtë garë, krahas një humbjeje.

Dardan Berisha ishte më i dalluari në fitoren ndaj Plevjlas, me 24 pikë të shënuara.

Ai u ndihmua edhe nga tre basketbollistë tjerë që shënuan pikë dyshifrore; Steve Davis 13 pikë dhe Malcolm Armstead e Derrick Wilson që shënuan nga 12 sosh.