Armend Xhoxhaj ka fituar meçin e radhës në boksin profesionist.

Boksieri kosovar nga Prizreni, të shtunën mbrëma mposhti kroatin, Ivan Duka, me vendim unanim të gjyqtarëve, meç ky i zhvilluar në Magdenburg të Gjermanisë.

Xhoxhaj dominoi kundërshtarin e tij për gjashtë raunde, dhe në fund fitoi me pikë.

Kjo ishte fitorja e 20 në karrierë për boksierin 30 vjeçar.

Kujtojmë që Armend Xhoxhaj, një muaj më parë fitoi me nokaut ndaj boksierit serb, Milosav Savic./