Tite publikon listën me lojtarët e ftuar për Kupën e Amerikës, lë jashtë Marcelon

Trajneri i Brazilit ka ftuar 23 futbollistë për turneun që do të zhvillohet këtë vit.

Brazili si nikoqir i Kupës së Amerikës kërkon që këtë herë ta fitojë këtë trofe, pas zhgënjimit të një viti më parë në Kampionatin Botëror në Rusi ku nuk mundi të shkonte më shumë se çerekfinalja.

Trajneri i Seleçaos, Tite ka publikuar sot listën me lojtarët që do të jenë pjesë e kombëtares dhe befasuese mbetet mungesa e një ylli siç është Marcelo, i cili nuk ka marrë ftesë nga trajneri. Neymar i cili ka lënë prapa lëndimin është kthyer në kombëtare dhe pritet të jetë ai prijësi i kombëtares në këtë turne që fillon më 14 qershor.

Lojtarët e ftuar nga Tite:

Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (Man City), Cassio (Corinthians) Mbrojtës: Daniel Alves (PSG) Fagner (Corinthians), Filipe Luis (Atletico Madrid), Alex Sandro (Juventus), Miranda (Inter), Thiago Silva (PSG), Marquinhos (PSG), Eder Militao (Porto/Real Madrid)

Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Man City), Arthur (Barcelona), Allan (Napoli), Lucas Paqueta (Milan), Philippe Coutinho (Barcelona)

Sulmues: Neymar (PSG), Richarlison (Everton), David Neres (Ajax), Everton (Gremio), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Man City)